MENU
klinika

150 gjyqtarë dhe prokurorë drejt arrestimit

Zbërthimi i përgjimeve të “SKY” pritet të hapin “Kutinë e Pandorës”

01.08.2024 - 08:55

Gazetari Elton Qyno ka paralajmëruar tërmet sa i takon aksionit të nisur nga SPAK te njerëzit e drejtësisë. Dje u arrestua kryeprokurori i Vlorë, në kuadër të përgjimeve të “Sky Ecc”, por sipas gazetarit ka shumë më tepër. Qyno shprehet se janë mbi 150 njerëz të drejtësisë që rrezikojnë arrestin. Ai ka reaguar në “Facebook”, duke shpërndarë dhe një lajm të pak kohëve më parë ku paralajmëronte një aksion të tillë. “Kur botova këtë lajm ne 8 qershor 2024, shumë pak besuan për një ofensive nga ana SPAK, tek njerëzit e Drejtësisë. Infot nuk me zhgënjyen dhe nuk dolën jashtë parashikimeve. E patë të gjithë se çfarë ndodhi këto dy dite.

Dy shokë të ngushtë, të dy prokurorë, miniatura e përfaqësimit të akuzës në dosjen “Gjika” etj. Njeri arrestoi tjetrin, nuk ishte dëgjuar ndonjëherë më parë. Ka për tu rrëfyer gjatë kjo punë. Ashtu siç nuk ishte dëgjuar, që për dy shkrime “SKY”, te merret gazetari dhe kthehet kokë poshtë, duke ju kontrolluar shtëpi, e orendi, bllokim makine, bllokim telefona dhe sende të fëmijëve, e çdo gjë tjetër, vetëm për t’i gjetur burimet. Dikush qeshte, ça po thotë Elton Qyno, ça po ja fut kot, këtë gjë e bënin dhe disa kolegë. Hej prisni se sapo ka filluar. Akoma po zien kazani, është nga ai me presion madje. 150 është lista, prokurore, gjyqtare, Ish-funksionarë policie e deri tek anëtarë të grupeve kriminale. Po pres që SPAK te depërtojë në KLP dhe KLGJ. Jo, jo media do bëjë detyrën…”, shkruan Qyno.

Më herët edhe profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një paralajmërim se SPAK do të zhvillojë së shpejti një operacion të madh që përfshin përfaqësues të drejtësisë shqiptare. Teksa po fliste për ndryshimet e djeshme në qeverinë Rama, Karamuço shprehet se SPAK nuk mund të kontrollohet nga kryeministri, pasi këto ditë pritet që të organizohet një operacion i jashtëzakonshëm, që ka të bëjë kryesisht me gjyqtarë dhe prokurorë.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika