MENU
klinika

“Më Tavon, një kapitull i ri!”

Himara voton më 4 gusht, Rama premton zgjidhje për pronat

02.08.2024 - 19:05

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ishte i pranishëm në Himarë, ku shprehu mbështetjen e plotë ndaj kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo, për kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 4 gusht, tha se me Vangjel Tavon Himara do të hapë një kapitull të ri bashkëjetese demokratike mes himariotëve.

Ndërsa nuk ka kursyer ironitë, Rama tha se Vangjelët e gabuar mund të shkojnë në Himarë për plazh, por nuk do të kenë shans të ndezin zjarr në këtë bashki. Në krah të Tavos dhe Blendi Klosit, Rama iu përgjigj edhe njëherë akuzave për grabitjen e pronave në Vuno, tha se ishte një kazan në Greqi që e nisi, për ta vazhduar më pas një kazan në Tiranë.

Rama tha se ata që duan të marrin pushtetin këtu duan që të bëjnë atë që akuzojnë të tjerët. “Ata që e përdorin ekstremizmin këtu e bëjnë vetëm për interesa personale”, tha Rama. Duke folur për çështjen e pronave në Himarë, Kryeministri theksoi se e problemi kryesor këtu është se procesi ka qenë shumë i fragmentarizuar, njerëzit nuk kanë qenë këtu, por askush nuk duhet ti besojë sekserëve.

Përsa i takon turistëve, Rama tha se jo vetëm nuk ka rënie, por krahasuar me vjet, turistët e huaj janë rritur 150 %. “Ku ëhstë problemi? Patjetër që në vende të caktuara si në Palasë apo Ksamil, ka pasur një kërcim të çmimeve, por kjo është çështjes e tregut në fund fare. Ti e synon pastaj ta jep tregu kokës. Çështja kryesore është se hotelet janë super plot, ndërkohë numri i restoranteve është rritur shumë më tepër se ai i shtretërve. Dhe restorantet që kanë tërhequr shumë njerëz me parë ia kanë hequr vetes, pasi kanë gjetur oferta të reja. Ky është fakt”, tha Rama.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin