MENU
klinika

“Do t’i detyrojmë t’i vënë në hyrje”

Rama nga Himara: Kur rrit aq shumë çmimet, ta fut tregu kokës“

02.08.2024 - 19:09

Kryeministri Edi Rama, në takimin me qytetarët në Himarë, foli edhe për rritjen e çmimeve.

Rama mohoi të ketë pasur rënie të turistëve në vend, teksa sipas tij ka pasur rritje me 150%. Më tej, kryeministri Rama tha se bizneset do të detyrohen t’i shpalosin çmimet në hyrje të dyqaneve.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

“Jo që s’ka rënie, por turistët e huaj, krahasuar me vjet janë rritur 150%. Por, ku është problemi. Patjetër që në vende të caktuara dhe këtu po marr Palasën apo Ksamilin, ku buja u bë shumë e madhe, ka pasur dhe një kërcim irracional të çmimeve, por kjo është çështja e tregut në fund të fundit, ti e synon dhe pastaj ta jep tregu kokës. Thotë prit se po të ishte kaq kollaj, hajde se po i rrisnim të gjithë, por nuk është kaq kollaj.

Por gjëja kryesore është se hotelet janë super plot, ndërkohë që numri i restoranteve është rritur shumë më tepër se sa shtretërit. Ka shumë ofertë. Restorante që kanë qenë shumë të frekuentuar më parë, kanë rritur çmimet dhe ia kanë futur vetes, se njerëz janë zhvendosur në restorante të tjera më pak të njohura, por më të arsyeshme.

Ka një anë tjetër të antipropagandës, se është konkurrencë, ky është fakt. Doli një artikull, për një plazh në Marittimo, që bën një ulje çmimesh, për shkak të konkurrencës të Shqipërisë.

Plazhet publike janë bërë sipas një mënyre vertikale, por po punojnë me ekspertizë ndërkombëtare, sepse ka plazhe që zgjedhin mënyrën horizontale. Çadrave të privatit do t’u zvogëlohet numri, duan të rrisin çmimin, ta bëjnë. Por duam ta bëjmë plazhin të lirë për publikun. Vija të jetë e lirë, s’ka këtu të thuash kam hotelin këtu, mos kalo ti.

Do i detyrojmë të gjithë që çmimet t’i bëjnë në hyrje, që unë të di çfarë paguhet këtu. Janë ca gjëra të thjeshta”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basti i humbur për energjinë elektrike

Si u thanë HEC-et e Drinit me sytë nga qielli

Rama: Sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare

CNN fton turistët që të vizitojnë rivierën shqiptare!