MENU
klinika

U eliminuan në raundin e dytë të Conference League

Vetëm 3 ditë pushim, Partizani rikthehet javën e ardhshme në stërvitje

03.08.2024 - 18:42

Partizani mbylli ditën e enjte rrugëtimin e tij në Conference League. Të kuqtë u eliminuan në raundin e dytë të këtij turne, teksa u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 0-2 nga Iberia 1999. Tashmë stafi i kryeqytetasve ka vendosur që ekipi të bëjë 3 ditë pushsim. Një mënyrë kjo që lojtarët të shplodhen dhe të rifitojnë energjitë e shpenzuara para startit të Superiores.

Orges Shehi do të zbresë sërish skuadrën në fushë ditën e hënë, ku do të nisin saktësisht përgatitjet për Superioren. Kujtojmë se objektivi kryesorë i të kuqve është titulli kampion.