MENU
klinika

“Identifikim elektronik në Himarë”

Celibashi: Procesi i votimit po ecën pa problematika

04.08.2024 - 10:25

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi përmes një reagimi në X shprehet se procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika në Himarë.

“Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë.
Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.

Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, shkruan Celibashi.