MENU
klinika

E bujshme nga Rusia

Mario Mitaj shok skuadre me Kante dhe Benzema?

04.08.2024 - 18:15

Mario Mitaj është në qendër të merkatos këtë verë, teksa mund të kalojë në Arabinë Saudite, ky është lajmi që vjen nga mediat në Rusi.

Është skuadra e Al Ithihad që mund të nënshkruajë me mbrojtësin shqiptar. Në këtë ekip gjenden shumë lojtarë të njohur europian si Kante dhe Benzema.

Juventusi ka shfaqur interesim nga ana tjetër, por ajo që e mban peng kalimin është shifra e vendosur prej 7 milionë eurosh. Një shifër që nga ana tjetër për Al Itihad nuk shkakton asnjë problem për të mbyllur marrëveshjen.

Kujtojmë që për shqiptarin ka pasur interesime edhe nga kampionati francez dhe gjasat janë të mëdha që mbrojtësi të largohet nga Lokomotiva e Moskës.

“Nuk kemi folur asgjë me Laçin dhe Tucin..."

Nedim Bajrami para Çekisë: E rëndësishme të mos humbim

"Hansi Flik është super, Iniesta një legjendë e futbollit"

Lamin Jamal: Suksesi në Europian më ndryshoi jetën

“Jam pritur shumë mirë nga Benzema dhe Kante”

Mario Mitaj: Në mbrojtje jemi më të fortë, duam të…