MENU
klinika

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë

04.08.2024 - 19:41

Kandidati I opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria është goditur rënd nga partitë politike që e mbështesin, PBDNJ, dhe Partia Demokratike dhe aleatët e tyre ende pa përfunduar procesi I votimit.

Në një sulm të pazakonte ndaj tij, Vangjel Dule, Sali Berisha, Ilir Meta e më pas gjithë rrethi I mbështetësve të tij shpalljen e humbjen e tij paraprakisht duke e banalizuar atë me shpikje që në të vërtet e fyejnë atë edhe më shumë.

I pari që e goditi publikisht një ditë më parë ishte Vangjel Dule. Ndërkohë që himarjotët ende nuk ishin nisur për në kutinë e votimit, ai kërkoi të vazhdohej beteja për Belerin, pasi ai ishte ende kandidat fitues dhe nuk kish nevojë të votonin për Gjikurinë.

“Mandati I Belerit nuk është ndërprerë me vendim të formës së prerë dhe është ende për tu gjykuar ankimi” tha ai, duke injoruar kandidatin në garë Petro Gjikuria.
Deklarata u bë 24 orë para se të nis votimi, duke deinkurajuar mbështetësit e Gjikurisë dhe duke filluar të gjej arsye përse duhet injoruar ky proces votimi.

Me fillimin e ditës së zgjedhjeve, zërat dëshpërues kundër tij filluan qysh në mëngjes, kur për shkak të identifikimit elektronik të zgjedhësit, disa dhjetëra qytetarë të Himarës nuk mund të votonin për shkak të skadimit të kartave të identitetit. Shifra e atyre që janë paraqitur për të votuar dhe nuk janë lejuar ëhstë shumë e ulët dhe e papërfillshme për rezultatin ndërkohë që numri I zgjedhësve është rritur më shumë se kurrë në zgjedhjet në Himarë.

Futja në këtë debat e Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke bërë kal beteje kartat e skeduara të identitetit, e dëshpëruan dhe më tej votuesin e Gjikurisë, duke I bërë praktikisht thirrje të qëndroj në shtëpi se zgjedhjet kanë mbaruar.

Të gjitha thirrjet e liderëve opozitarë para se të mbaroj votimi, janë të tilla që shpallin humbjen e Gjikurisë, dhe përpiqen të gjejnë arsye përse humbi për faj të qeverisë.

Edhe në rrjetet sociale vazhdon kjo betejë.

Një faqe që mban fotografinë e Gjikurisë e quajtur “Open Himara”, dhe qe jo zyrtarisht i perket organizates “Omonia”, nje krah radikal pro Gjikurisë e Belerit, ka shkruar në mesidtë, “Tradhëtarë lindët, tradhtarë jeni e tradhtarë do vdisni. Mjerë vendi për njerëzit si ju. Turp.”
Deklarata është shkruar në një shqipe të pastër, dhe duket se u drejtohet liderëve të opozitës që braktisën Gjikurinë.

Ndërkohë që zgjedhjet ende nuk kanë mbaruar në këtë moment, gjithë opozita e ka bërë fakt të kryer se Gjikuria ka humbur. Ai vet është treguar më I përmbajtur dhe të paktën nuk e vetëshpallur humbjen.

Me sa duket të gjithë janë kujtuar befas se nëse ai fitonte do tu prishte punë më shumë klanit politik që mban peng pakicën greke në Shqipëri se sa Edi Ramës. Dhe ja shpallën humbjen para KQZ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”