MENU
klinika

Qytetet që do të “përvëlohen”

Bëhuni gati sërish për valën e të nxehtit afrikan, temperaturat mbi 40 gradë!

05.08.2024 - 13:00

Këtë javë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.

Dita më e nxehtë do të jetë e premtja, dhe temperaturat në Tiranë, Berat, Elbasan, Fier, Shkodër dhe Lezhë, do të arrijnë 40-41 gradë celsius.

Gjithashtu, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell pa përjashtuar alternimet e herëpasherëshme të vranësirave kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore të vendit.

Vranësirat hera – herës pritet të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 3-8m/s, ndërsa gjatë ditës së hënë përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.