MENU
klinika

“Të shmangin temperaturat e larta“

Tre viktima në Shqipëri nga “Ethet e Nilit”, mjeku: Qytetarët të shtojnë kujdesin!

06.08.2024 - 12:53

Mjeku Besnik Jakaj ka deklaruar në RTSH24 se qytetarët duhet të shtojnë kujdesin ndaj tyre kur ndeshen me temperaturat e larta. Duke folur për virusin “Ethet e Nilit”, Jakaj tha se qytetarët duhet të shmangin ekspozimin në temperatura të larta, të marrin mineralet e duhura dhe ushqehen në mënyrë të lehtë.

“Rritja e temperaturave e stimulon. Sepse ne jemi në temperatura të larta dhe qytetarët duhet të kenë kujdes si dhe të shmangin ekspozimin në temperatura të larta. Temperaturat kemi edhe kodicionimin, jemi në zyrë, në punë, në makinë dhe në lokal. Dalim nga lokali me temperaturë 20 gradë në një temperaturë 40 gradë. Është një shok në organizimin tonë. Është shumë i rëndësishëm hidratimi i organizmit. Duhet të marrim kripëra minerale dhe në sasinë e duhur. Duhet të ushqehemi lehtë gjithashtu dhe të mos ngarkohemi me ushqime të rënda dhe të mos e shoqërojmë me alkool të rëndë”, u shpreh Jakaj.

Sa i përket situatës së fundit me virusin “Ethet e Nilit”, Jakaj vuri në dukje se fondet e përcaktuar nga qeveria duhet të menaxhohen në mënyrën e duhur për të shmangur të gjitha infektimet e mundshme.

“Duhet të kemi parasysh një gjë, ka fonde të përcaktuara nga qeveria jonë dhe që shpeshherë abuzohen për dezinsektimin dhe dezinfektimin. Janë shumë të rëndësishme. Të dyja janë zona të përcaktuara. Kryesisht këto probleme i kanë lagunat. Pra, është laguna e Karavastasë, e Patokut, e Lezhës. Ke të lokalizuara vendet ku do t’i harxhosh këto fonde, por po të alokohen në mënyrën e duhur pa abuzuar, sigurisht që evitohen në maksimum. Nuk shpëtojmë pa ndonjë infeksion viral e bakterial, por situata masive i evitojmë nëse jemi korrekt me paracaktimin e fondeve të duhura dhe mirëmenaxhimin e tyre”, nënvizoi Jakaj.

Ai shtoi se nisur nga të dhënat e OBSH-së, në Ballkanin Perëndimor janë prekur disa vende si dhe Europa qendrore.

Ndërkaq, ditën e djeshme, shefja e spitalit infektiv në QSUT, Najada Çomo bëri të ditur se ndodhen të shtruar 9 persona të prekur nga disa forma të rëndë si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor.

Sipas saj, pacientët janë të moshës mbi 70- vjeç dhe se kjo sëmundje është jetë kërcënuese pasi prek edhe trurin.

“Rastet me encefalit nga virusi i Nilit që janë të konfirmuara janë raste kryesisht tek moshat e treta. Kategoria e tyre që kanë humbur jetën janë kryesisht persona që kanë pasur sëmundje kronike. Kemi pasur dhe raste ku shumë të tjerë janë duke e kaluar ose në mënyrë të moderuar ose të rëndë”, tha Çomo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportohet për tre viktima dhe 17 të infektuar

Pas 13 vitesh, rikthehen “Ethet e Nilit” në Shqipëri!