Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës, ku u vu re një numër i ulët protestuesish, që zvogëlohen nga protesta në protestë.
Sipas Spahiut, protesta e opozitës tek bashkia mund të ketë edhe qëllim forcimin e Erion Veliajt.
‘Kam 30 vite që kam qenë pjesë e protestave. Kam pasur fatin të rritem në protesta, që nga protestat e dhjetorit. Them që protesta e sotme është më e vogla në historinë e PD-së. Jo vetëm në numër, cilësi, sasi përmbajte është mini protesta më e vogël e çdo shoqate në 34 vite. Edhe partitë e reja i kanë në përmasa më të mëdha. Edhe shoqatat e peshkatarëve, gjuetarëve, taksistët jo e jo. A është e qëllimshme, kjo pastaj duhet analizuar. Mund të ndodh që objektivi të jetë për të forcuar Erion Veliajn. Disa protesta të dështuar me 50 veta e kanë rritur profilin e Erion Velisë. E forcën kundërshtarin. Është ligj dialektik në politikë. Kauzat e dështuara e forcojnë targetin që je nisur për ta forcuar. Kjo ka ndodhur edhe me Edi Ramën, edhe pse ka pasur disa skandale, është rritur në vota. Mendoj se është e qëllimshme. Nuk ka moral opozita të protestoj para qeverisë, pasi ka në marrëveshje dhe nuk mund të protestojnë‘, tha Spahiu.