MENU
klinika

Nga lëngu i mishit tek bananet

Çfarë duhet të konsumoni kundër të përzierave

09.08.2024 - 09:10

Kur njeriu vuan nga të përzierat dhe të vjellat, ushqimi është gjëja e fundit që i shkon ndër mend.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ushqimet dhe pijet e duhura nuk ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problem.

Të përzierat shfaqen për arsye nga më të ndryshmet dhe disa prej tyre janë:

– Virozat,

– Helmimi nga ushqimi

– Trajtimet kundër kancerit,

– Udhëtimi,

– Shtatzania,

– Problemet me tretjen.

Ushqimet dhe pijet më të mira kundër të përzierave

Përveç pushimit, ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë disa produkte që ju bëjnë të ndihen më mirë.

Xhenxhefili

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org tregojnë se xhenxhefili është shumë efikas kundër të përzierave dhe të vjellave.

Ai mbron dhe shëron stomakun.

Xhenxhefilin mund ta shtoni në supa ose të përgatisni çaj të ngrohtë me të.

Lëngu i mishit

Lëngu i mishit të pulës ose i perimeve është një burim i shkëlqyer ushqyesish që treten lehtë dhe zbusin të vjellat.

Për më tepër, një lëng i tillë ndihmon në zëvendësimin e kripërave dhe elektroliteve.

Bananet dhe buka e thekur

Banania, buka e thekur dhe orizi janë tre nga ushqimet që mbledhin stomakun dhe ushqejnë organizmin me elektrolitet e humbura.

Banania veçanërisht është shumë e pasur me kalium.

Ushqimet e pasura me proteinë

Pas të vjellave, trupi ka nevojë për proteinë. Kjo e fundit ndihmon në krijimin e enzimave që tresin ushqimin por edhe në oksigjenimin e gjakut.

Ushqimet e pasura me proteinë janë: veza e zier, kosi, mishi i gjelit të detit.

Një tjetër aspekt që nuk duhet anashkaluar është hidratimi.

Uji është shumë i rëndësishëm për pastrimin e trupit.

Veç tij, njeriu duhet të sigurohet që të qëndrojë ulur, sepse pozicioni shtrirë nxit të vjellat.

Përpiquni të shikoni televizor, të lexoni një libër ose të komunikoni me njerëz të tjerë për të hequr mendjen.

Hani pak dhe shpesh gjatë ditës.

Së fundmi, nëse të vjellat nuk largohen gjatë ditës dhe nuk jeni në gjëndje as të hani e as të pini, atëherë shkoni tek mjeku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN