MENU
klinika

Nga Mero Baze

Një rekomandim për të shmangur dëshpërimin e PD

08.08.2024 - 21:37

Ka një mënyrë që Partia Demokratike ta sheh dëshpërimin e saj. Edhe pse është e qart për secilin prej nesh, se nën udhëheqjen e Berishës ajo ka hyrë në një spirale pa fund të humbjes së shpresës, disa gjeste të vogla mund ta shmangin shfaqjen publike të dëshpërimit.

Një prej atyre është që këto ditë të gushtit me temperatura të larta, kur dhe gjithë bota pushon, ata 30 vetët që mblidhen çdo mbasdite poshtë penxheres Berishës dhe dy herë në javë në pikë të vapës poshtë penxheres Veliaj, të marrin pushimet.

Këta që shkojnë tek Veliaj mund të kenë dhe ndonjë honorar, dhe ja vlen, por kur mendon që do shkojnë dhe në dark tek rrugica është shumë.

Dhe kur them të marrin pushimet jo doemos të shkojnë në plazh apo në mal, po të paktën të rrinë në shtëpi. Justifikimin e kanë si nga populli ashtu dhe nga partia e tyre se gushti është muaj pushimi.

Qeveria ka ikur e gjitha me pushime. Bashkia po ashtu.

I vetmi që nuk shkon dot tek vila në Lalëz është Berisha dhe vajza e tij, pasi e kanë vilën nën sekuestro. Po ta kishin të lirë dh epo të ishin vet të lirë do iknin aty.

E kanë bërë çdo vit këtë ritual. Hapni facebookun e Berishës dhe do shikoni ecjet e tij buzë detit para vilës, numërimin e kilometrave apo kohëzgjatjen e tij në ujë.

Sivjet halli I tij është drejtësia dhe ka mbetur I mbyllur në shtëpi. Mund të ishte dhe më keq I mbyllur në burg, por e kanë toleruar për shkak të moshës.

Tani çfarë kusuri kanë ata 30 vetët të shkojnë çdo mesdite poshtë penxheres së tij dhe dy herë në javë poshtë penxheres së Veliaj, vetëm se Berisha dhe vajza e tij nuk shkojnë dot tek vila në Lalëz?

Të paktën këto 20 ditë që kanë mbetur nga gushti të rinë në shtëpi. Arsyetimin e kanë.

Nuk është se nxorën gjë në dritë prej muajsh që e bëjnë këtë sakrificë. Ja dhe zgjedhjet në Himarë i humbën më thellë se sa duhet ti humbitnin, duke qenë se kishin dhe vulë dhe logo dhe ishin të bashkuar.

Duke qenë se ato pamje, tani më shumë e shtojnë dëshpërimin se sa optimizmin, është mirë të shmangen për të mirën e PD.

Berisha mund ta mbaj fjalimin e tij në Facebook cdo natë dhe ata e shikojnë, madje më mirë se nga rrugica pasi ska nevojë të mbajnë kokën lart për të dëgjuar.

Tani mund të marrin dy javë pushime se njerëz janë dhe ata, pavarësisht se ata diell nuk quajnë këtë që ka gjithë bota mbi kokë, por atë që është mbyllur brenda penxheres.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”