MENU
klinika

E shpërfytyruan pas goditjeve në fytyrë

Si u dhunua modelja në mes të Tiranës nga Antonela Berisha dhe motra e saj

09.08.2024 - 10:02

I shkaktuan dëmtime të rënda në fytyrë, si ish-banorja e BBV dhe motra e saj goditën blogeren me shishe qelqi e më pas… Detaje nga ngjarja në restorant

Detaje të reja dalin nga dhunimi i 24-vjeçares, Klea Prenga, e cila dyshohet se është goditur me shishe qelqi në fytyrë nga ish-banorja e BBV, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela Berisha, të cilat e akuzojnë se ka pasur marrëdhënie me burrin e Marinelës.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet.

Mësohet se dy motrat Antonela dhe Marinela Berisha e kanë goditur 24-vjeçaren me shishe në fytyrë duke i shkaktuar çarje të thella dhe më pas janë larguar nga ambientet e restorantit.

Menjëherë pas ngjarjes Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia ka bërë sekuestrimin e pamjeve filmike në restorantin ku ndodhi ngjarja dhe i është marrë deklarim 24-vjeçares si edhe personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetaset Antonela dhe Marinela Berishaj pasi jane autore të dyshuara për veprën penale të “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë

Klea Prenga, ka publikuar në profilin e saj Instagram, disa pamje të rënda të fytyrës së saj të shpërfytyruar, ndërsa pretendon se është sulmuar me gotë në një restorant dhe sipas saj urdhri është dhënë nga ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela.

Në postimin e saj, ajo shkruan se policia po heton ngjarjen, ndërsa ka publikuar dhe një mesazh që i ka mbërritur në telefon nga një numër me prefiks italian pas sulmit, ku shkruhet se “dhuratën e ke nga Marinela Berisha, jo Antonela Berisha”.

“Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore”, shkruan ajo ndër të tjera në reagim.

Ndërsa në fotot e publikuara, Klea Prega shihet që ka marrë dëmtime të rëndë në fytyrë, pasi goditja, sipas saj me gotë, i ka shkaktuar çarje të thella.

“Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme”, shkruan ajo.