MENU
klinika

Parashikimi i motit

Temperatura të ulta dhe reshje dëbore

07.01.2019 - 08:08

RESHJET

E hënë dt.07, priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Ato do të mbeten të ulëta për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të qëndrojnë në rajonin tonë deri ditën e martë (dt.08). Kjo do të sjellë ngrica gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa në vendet malore do të ketë ngrica edhe gjatë ditës.
Më konkretisht, sot, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 / 7 °C
në vendet e ulëta: -3 / 4 °C
në vendet malore: -12 / -4 °C

ERA

Sot pritet të fryjë mesatare deri e fortë.