MENU
klinika

Nga Mero Baze

Për këta që duan të ndalojnë festimet për medaljet olimpike

12.08.2024 - 21:55

Pas përpjekjeve për t’u tallur me fitoren e dy medaljeve në Lojërat Olimpike, të parat në historinë e Shqipërisë, për shkak të origjinës ruse të sportistëve të ekipit tonë olimpik, sot ka vërshuar një valë e re zemërimi kundër festimeve për ta.

Në qendër të sulmeve si zakonisht është Erion Veliaj, rrufepritësi në dispozicion i shumicës që pret si zakonisht sulme për çdo gjë që ndodh në këtë vend, që nga arrestimi i Berishës e deri tek medaljet olimpike.

Tani po e akuzojnë se çfarë merite ka ai, për dy medaljet, dhe pse i politizon ato. Madje Genc Pollo i ka akzuar ata se ata nuk njohin Ismail bej Vlorën dhe Naim Frashërin. Mirë që nuk thotë nuk njihnin as Take Pollon.

Së pari, marrja e sportistëve të huaj në ekipe olimpike nuk është ndonjë fenomen shqiptar. Siç e shkruante Dritan Shano në një postim në X, tre medaljet në atletikë i kanë fituar tre sportistë kubanë për llogari të tre shteteve të ndryshme, Spanjë, Portugali dhe Itali. Nuk besoj se ky i Italisë dinte ndonjë varg të Dantes apo i Spanjës ndonjë varg të Lorkës. Nuk po flas për historinë.

Përpjekja për të gjetur arsye për të mos u gëzuar është e lavdërueshme, por nuk ke pse t’ia imponosh shoqërisë mërzitjen tënde. Ata janë të lirë të mos gëzohen. Por kjo përpjekja për të qortuar ata që gëzojnë, tregon se këta i kanë konsideruar Lojërat Olimpike si fushatë zgjedhjesh kundër Qeverisë.

Së dyti, ky shqetësimi pse gëzon kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe çfarë merite ka ai në këtë histori është një debat po aq politik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka të drejtë të ndjehet i gëzuar se janë dy sportistë të Klubit Sportiv Tirana të Bashkisë së Tiranës, dhe dy sportistët paguhen nga Bashkia e Tiranës.

Kjo është arsye për t’u krenuar.

Për të gëzuar s’ka nevojë për këtë arsye se mund të gëzohet dhe si qytetar, por si shef i tyre natyrisht ka të drejtë të krenohet.

Dhe së fundmi ata që janë të shqetësuar nga gëzimi për këto fitore apo dhe ata që mërziten, nuk janë as heronj dhe as tradhtarë, por janë njerëz që nuk kanë jetë të tyre apo mendim të tyre për sportin, por e përjetojnë atë vetëm politikisht.

Tani këta që janë të mërzitur vetëm për arsye politike dhe vetëm pse medaljet janë fituar tani që socialistët janë në pushtet, janë pjesa më e politizuar në gjithë këtë debat publik qesharak. Këta të paktën nuk kanë të drejtë të thonë se po e politizoni nga gëzimi, se këta po e politizojnë nga mërzitja.

Nga gëzimi njeriu dhe mund ta tejkalojë masën, se gëzim është. Kurse nëse je i mërzitur për arsye politike dhe nuk do të lësh njeri të gëzojë, duhet ta kuptojnë se nuk të merr njeri as si anti-shqiptar dhe as si tradhtar, siç përpiqesh të viktimizohesh, por thjesht si një gomar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”