MENU
klinika

Kyçen dyert

Nis grumbullimi i studentëve: Sot shihet fytyra e vërtetë

07.01.2019 - 09:31

Pas festave të fundvitit, studentët do tu rikthehen këtë të hënë protestave.

Të dielën në mbrëmje studentët u mblodhën në Qytetin Studenti për të riorganizuar qëndrimin e tyre. Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri nuk e pranojnë pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave.

Në protestën e sotme ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre, jo me Vendim të Këshillit të Ministrave, por me votë në parlament.

nis protesta e studenteve-konica.al

Studentët mbeten të vendosur për bojkot 100% të auditoreve ditën e sotme.

Teksa ka nisur grumbullimi i tyre, studentët tek Politekniku shprehen se veç Tiranës do të ketë protestë dhe në rrethe.

Lidhur me Paktin për Universitetin të qeverisë, ata e cilësojnë fasadë. Teksa lëshuan dhe një paralajmërim për Ramën.

“Kjo është thirrja e fundit nga studentët. Sot do të shohë fytyrën tonë të vërtetë sepse deri tani është tallur me ne. Boll me tentativat me freshista, pedagogë dhe rektorë të shitur. Ne nuk na blen dot.Kemi pasur presione. Që në mëngjes ka ardhur poolicia duke mos na lejuar të thirrim studentët për bojkot. Studentëve u janë bërë presion dhe nga dekanët dhe anëtarët e partive që janë futur në Universitete, kryesisht FRESSH. Por nuk do t’ia arrijë dot, kauza jonë mund të jetë politike, por nuk është partiake.”

Protesta nuk do të ketë një afat, studentët shprehen se ajo do të përfundojë në momentin që kërkesat të marrin zgjidhje, po ashtu nuk përjashtojnë mundësi për përshkallëzim.