MENU
klinika

“Zjarrvënësi i Ballkanit”

Petkoviç: Kurti po provokon luftë me hapjen e urës së Ibrit

13.08.2024 - 21:31

Albin Kurti deklaroi këtë të martë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe për këtë temë nuk ka diskutim, por për drejtorin e të ashtu quajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Beogradit kjo tregon se e vetmja gjë që dëshiron shefi i qeverisë në Prishtinë, “është lufta dhe provokimi i një konflikti me pasoja të mëdha”.

“Shpresoj që tani të jetë e qartë për të gjithë, veçanërisht në komunitetin ndërkombëtar, se kush është Albin Kurti – zjarrvënës i Ballkanit, që dëshiron konfliktin dhe shkaktimin e kaosit në rajon! Kurti as që ka qenë i interesuar për dialog, sepse politika e tij është thjesht etnike. Kosova e pastruar nga serbët. Gjatë dy viteve të fundit, e vetmja gjë që Kurti ka bërë dhe po bën edhe sot janë lëvizjet e dhunshme dhe të njëanshme që synojnë dëbimin dhe persekutimin e popullit serb nga Kosova. Hapja e njëanshme e urës është një lëvizje jashtëzakonisht e rrezikshme nga pikëpamja e sigurisë, të cilën Kurti dëshiron ta çojë në konflikt. Edhe në një ditë kur zyrtarët amerikanë, si dhe ditë më parë dhe anëtarët e tjerë të QUINT-it, si dhe BE-ja dhe KFOR-i, paralajmërojnë qartë se çështja e urës mund të zgjidhet vetëm me dialog në Bruksel dhe në asnjë mënyrë tjetër, Kurti shkel në mënyrën më të tmerrshme dialogun dhe idenë e normalizimit.”

Në fund Petkoviç lë të kuptohet se Beogradi qëndron me duart e lidhura përballë vendimit të Kurtit dhe shpresa e vetme e Serbisë që ura e Ibrit të mos hapet mbetet KFOR-i.

“Kurti mund të marrë çfarëdo vendimi të dojë, por përderisa KFOR-i është fizikisht i pranishëm në urë dhe nuk lejon që të hapet, ura as që do të hapet. Prandaj ne vetëm mund t’i besojmë KFOR-it se do të qëndrojnë në fjalët e tyre të thëna publikisht dhe se nuk do të lejojnë të zbatohen planet e çmendura dhe të rrezikshme të luftës të Kurtit.”

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje