MENU
klinika

Thaçi për Washington Post

‘Jemi gati të shqyrtojmë heqjen e tarifës 100%’

07.01.2019 - 09:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një udhëtim diplomatik në Berlin, të pa-raportuar, muajin e kaluar, ku ka takuar ambasadorin amerikan, Richard Grenell, njeri i besueshëm i Presidentit Trump.

Thaçi u zotua se do të angazhohej për ndryshimin e kursit në tarifat sanksionuese në të gjitha mallrat serbe.

Në një bisedë për The Washington Post, e realizuar në gjuhën angleze me shkëmbime elektronike, Thaçi u shpreh se është “gati të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”.

Taksat e vëna muajin e kaluar – një hap ky që ka mllefosur Serbinë dhe Rusinë dhe ka alarmuar Bashkimin Evropian – janë shoqëruar me kërcënimet nga ana e Kosovës për të themeluar Forcat e Armatosura në kundërshtim me marrëveshjet me NATO-në, që ende mban një forcë mbrojtëse në Kosovë një dekadë pas ndarjes nga Serbia dhe formimi i shtetit sovran.

Serbia asnjëherë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kryeqyteti i saj, Beogradi, ka tërhequr vërejtjen se mund të intervenojë me forca të armatosura për shkak të mosmarrëveshjeve të fundit. Rusia konsideron se roli vital që SHBA ka luajtur në krijimin e këtij shteti është përzierje jolegjitime në afërsinë e saj.

Po, taksat janë masë e jashtëzakonshme. Pala jonë është e gatshme të gjejë zgjidhje për këtë. Gatishmëria jonë shtohet nëse ndiejmë se partnerët tanë na përkrahin dhe na udhëzojnë në këtë çështje. Nga ana ime, unë do të garantoj popullin e Kosovës se këto udhëzime dhe kjo përkrahje ekziston”, ka shprehur Thaçi pikëpamjen që nuk është raportuar më parë e që vjen në kohë të rreziqeve politike pas shtimit të tensioneve nacionaliste.

Thaçi nuk mund t’i heq vetë taksat e vendosura nga Kuvendi, si dhe përballet me kundërshtime të brendshme nga Kryeministri i Kosovës, që shpeshherë shihet si rival i tij politik.

Por, Shtetet e Bashkuara e shohin hapin e tij si hap i parë drejt dhënies fund eskalimit “një për një” që është zhvilluar në muajt e fundit dhe kthim potencial në atë që duket të jenë përpjekjet më frytdhënëse në këtë dekadë drejt një marrëveshje paqësore.

Miqtë e Kosovës dhe unë e ndajmë bindjen e qartë se përpara kemi një sfidë enorme në kuptim të bërjes së asaj që ndërgjegjja jonë na kërkon ta bëjmë dhe që është detyrë e jona historike – të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë”, u shpreh Thaçi. /Konica.al/