MENU
klinika

Bojkot i mësimit

Studentët drejt Kryeministrisë, incidenti tek Politekniku

07.01.2019 - 10:20

Pas festave të fundvitit, studentët do tu rikthehen këtë të hënë protestave.Të dielën në mbrëmje studentët u mblodhën në Qytetin Studenti për të riorganizuar qëndrimin e tyre.

Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri nuk e pranojnë pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave. Në protestën e sotme ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.

Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre, jo me Vendim të Këshillit të Ministrave, por me votë në parlament.

Mbyllja e portave të Fakulteteve me zinxhirë dhe dry apo dhe gozhdimi i tyre nga studentët duket se ka qenë një ide e ardhur në momentet e fundit para protestës.

Veprimi i studentëve vjen si shenjë revolte ndaj kërcënimeve që kanë marrë me numra anonimë apo dhe hakerime në rrjetet sociale.

Në Korçë studentët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin. Pasi kanë qëndruar për pak kohë para Universitetit janë larguar. Por nuk kanë bërë marshim në qendër të qytetit, si herët e tjera.

Ndërkohë, studentët kanë shpalosur një banderolë me thirrjen për bojkot. Rojet e sigurisë e kanë hequr dhe kjo ka krijuar tensione. Në mëngjes studentët kanë bllokuar hyrjen. Aktualisht është një klasë që po zhvillon mësim, janë rreth 7 studentë.

Pedagogët u kanë thënë që duhet të dorëzojnë disa projekte në të kundërt nuk do të lejohen të futen në provim. Disa studentët të tjerë kanë thënë që ka një pakt mespedagogëve që të mos penalizohen studentët.

Studentët e Ekonomikut kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke u bashkuar edhe me ata të Filologjikut.