I shumëkërkuari i drejtësisë, Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai në datën 6 Gusht. Plarent Dervishaj, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, si edhe atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoji, është futur në kurth për t’u vendosur në pranga.
Mësohet se forcat speciale kanë shkuar në banesën e tij në Dubai dhe i kanë thyer derën.
Sipas burimeve, Plarent Dervishajt iu është thënë që “të rrezikohet jeta, do të të bëjnë atentat dhe do vish me ne”.
Por, ky ka qenë një kurth i ngritur për të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare, pasi është vendosur në pranga dhe më pas është dërguar në stacionin e policisë në Dubai.
Mësohet se ai nuk është lejuar të flasë me avokatin dhe pasi ka qëndruar për disa ditë në paraburgim është ekstraduar me avion në Shqipëri dhe është arrestuar në Rinas nga policia shqiptare.