MENU
klinika

“E vranë mjekët”

61-vjeçarja humbi jetën tre ditë më parë, familjarët akuzave bluzave të bardha

17.08.2024 - 12:15

Familjarët e 61-vjeçares, Tatjana Dajko, e cila u nda nga jeta tre ditë më parë, kanë hedhur akuza ndaj bluzave të bardha në spitalin rajonal të Fierit.

Ata shprehen se mjekët nuk i kanë dhënë nënës së tyre kujdesin e duhur duke i akuzuar për neglizhencë.

Sipas vajzës së 61-vjeçares, ata e kanë dërguar nënën e tyre në urgjencë pasi kishte dhimbje në gjoks dhe në mes të shpatullave, por theksoi se mjekia e ka përcjellë në shtëpi duke i thënë që “ke ankth e stres”.

Por, Klotina Topulli shtoi se në momentin që nëna e tyre u kthye në shtëpi filloi të ndihej akoma më keq prej ilaçeve dhe e dërguan sërish në spital me makinë, por 61-vjeçarja vdiq sapo mbërriti tek dera e spitalit.

“Ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale”, u shpreh e bija.

Ndërsa shtoi: “Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.

Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë. Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq.”

E bija e 61 vjeçares, Klotina Topulli: E ka marrë mamin vëllai në 09:50 e ka çuar në urgjencën e spitalit, mami kishte shtërngim te gjoksi dhe dhimbje në mes të shpatullave. E kanë shpënë atje i kanë matur tensionin dhe oksigjenin.

I kanë bërë 1 qetsues dhe i kanë vënë një hapje nën gjuhë. Qëndroi 10 min shtrirë dhe i thanë ngrihu se erdhi tjetri, ulu te stolat te korridori i urgjencës. U ul aty priti pak dhe i vajti tek dera doktoreshës i tha a do ma matni prap tensionin, ajo i tha ik se nuk ke asgjë ke ankth, stres.

Kur doli nga dera e spitalit ajo po ndihej më keq. Kur erdhi në shtëpi tha po ndihem akoma më keq prej ilaçeve, nuk ndihem mirë.

E pamë që u bë më keq rreth orës 19 e 30 kemi marrë ambulancën, e pamë që ambulanca po vonohej, morëm makinën tonë dhe e çuam.

Sa arritëm te dera e spitalit mamaja ka vdekur, ajo kishte hemorragji nga hundët, nga goja si mund të thonë ata që ka vdekur për shkaqe të panjohura, natyrale, kur ne e kemi paraqitur në 09:50 në spital.

Duhet të marrë masat shteti, mos e pastë fatin asnjë siç e pati mamaja ime nga doktorët. Nuk vuante nga asgjë, ishte 61 vjeç, mbushi atë ditë që vdiq. Në spital nuk i bënë asgjë, kur kam hyrë në 19:30 në spital që mamaja ime sa hyri te dera e spitalit ishte e vdekur ata kanë marrë EKG-në t’ia bënin.

Kam bërtitur me të madhe të hapin kamerat, të shikohen. Ku u gjet EKG-tani pse nuk ju bë kur ishte e gjallë. Nuk i kanë bërë asgjë, e bënë më keq.