MENU
klinika

“Drejtësi, stop kriminelëve!”

Motra e Egli Progës fton qytetarët në marshim

18.08.2024 - 17:01

Motra e Egli Progës i cii vdiq si pasojë e dhunës ushtruar mbi të në një lolak, ka njoftuar se ditën e hënë në orën 19:00 do të mbahet një marshim në sheshin Skënderbej.

Në postimin e saj ajo shkruan se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësi për vëllain e saj.

Postimi i plotë:
“Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës.

Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni!

Nesër në dt. 19 gusht, ora 19:00 do të jem në sheshin “Skënderbej” me familjen time, në marshimin: Drejtësi Për Eglin !

Do të jem aty jo vetëm për Eglin tim, që më sheh nga Lart në Qiell, por edhe për Drejtësinë që unë në emër të tij kërkoj në Tokë, në Shqipëri.

Unë nuk do ndalem sa të kem frymë e të gjej drejtësi për Eglin.

Ju ftoj edhe ju pa dallim e ngjyrim, të më bashkoheni në këtë marshim dhimbje, për t‘i thënë me heshtje dhe frymë: Stop kriminelëve të tjerë që do guxojnë të vrasin Eglin tuaj!”, shkruan motra e Egli Progës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spahiu: Kur shteti nuk mbron popullin nga krimi…

A duhet të armatosen me leje shqiptarët?

“Kisha pirë gjithë ditën alkool”

Dëshmia e Denis Meçes: Egli Proga më shau…