Drejtuesi i bankës “Morgan Stanley International”, Jonathan Bloomer dhe avokati i “Clifford Chance”, Chris Morvillo janë në mesin e personave të zhdukurve pasi një jaht luksoz britanik u fundos në Sicili.
Manjati britanik i teknologjisë, Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah janë gjithashtu të zhdukur, raporton BBC.
Jahti u mbyt nga moti i keq në orët e para të së hënës në brigjet e Sicilisë. Sipas autoriteteve italiane, 15 persona janë shpëtuar, gjashtë rezultojnë të zhdukur dhe trupi i një burri është gjetur.
Trupi nuk është identifikuar zyrtarisht, por roja bregdetare e Palermos ka bërë të ditur se ishte kuzhinieri i anijes.
Kërkimet po vazhdojnë edhe të martën derisa qasja në kabinat e varkës është bllokuar nga mobiljet.