MENU
klinika

Zbulohet konflikti i disa viteve më parë në Mirditë

U gjet i vrarë me plumb në dhomën e gjumit, çfarë dyshohet?

20.08.2024 - 12:06

Frederik Radi, 68 vjeç, u gjet nga e bija këtë mëngjes i vrarë, në dhomën e tij të gjumit në shpinë e tyre në fshatin Orosh të Mirditës. Policia dyshon se ai është qëlluar me armë nga dritarja e banesës, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur gjithë çka ndodhur. Sipas dyshimeve të para mendohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, teksa komunikimi i fundit i viktimës ka qenë me të motrën. Te hënën e bija e ka marrë në telefon, por ai nuk është përgjigjur, ndërsa ngjarja u zbulua sot rreth orës 2 të mëngjesit kur vajza shkoi në fshat.

Gazetarja Dorjana Bezat, ka mundur që të zbulojë detaje për ngjarjen, teksa në dritë del një konflikt i disa viteve më të parë mes viktimës dhe disa banorëve të fshatit. Shkak dyshohet një konflikt për kullotat në fshat. Sipas informacioneve dyshohet se 4 vite më parë për konfliktet e kullotave atë e kanë kërcënuar disa bashkëfshatarë me armë, por ngjarja në atë kohë nuk u denoncua dhe çështja u mbyll mes tyre. Për të mbrojtur këto kullota viktima shkonte çdo verë në fshat.