MENU
klinika

Përfitimet

Dy mënyrat që do të rrisin të ardhurat për pensionistët

20.08.2024 - 19:16

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi ka komentuar situatën e brishtë ekonomike në vendin tonë, ku pensionistët vijojnë të mbeten kategoria më e keqtrajtuar nga qeveritë ndër vite. Në një intervistë për “Top Channel”, Radonshiqi thotë se niveli i varfërisë në vend është rritur mbi 30%, si dhe niveli i pagave për shumë familje e bën të pamundur dhe mbylljen e shpenzimeve mujore, aq sa kanë përfunduar te mikrokreditë. Sakaq, Radonshiq shprehet se edhe pse ka të arsimuar me paga dhe mbi nivelin mesatar, sërish kthejnë sytë nga emigrimi për standard më të lartë jetëve në vendet evropiane. Ndërkohë nga ana tjetër, ekspertja thotë se gati 50% e punonjësve në bare e resorte punojnë të pa siguruar, përkthyer në më pak para në buxhetin e shtetit. Radonshiq deklaron se 2 mënyrat e vetme për të rritur pensionet është rregullimi i informalitetit dhe evazioni fiskal, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në skemën e pensioneve duke e bërë kategorinë më të keq trajtuar nga qeveria të përfitojnë më shumë të ardhura

-Si e shikon situatën financiare tek shqiptarët. A mund të kursesh sot?

Sot një target grup e ka të pamundur të kursejë dhe një pjesë tjetër e ka të vështirë. Gjithmonë, çdo individ dhe në teoritë ekonomike, kursimet i ka ose për investime, që shqiptarët e kanë të vështirë të kursejnë për të kursyer diku, sepse nuk kanë mundësi për t’i kursyer sa për të investuar. Kursimet e shqiptarëve gjithmonë janë aty për shpenzime të papritura. Problemi është se kemi dy vite që e kemi pak të vështirë të kemi kursime sepse kemi një rritje të madhe të çmimeve dhe tashmë flitet për administratën publike për një rritje pagash.

-A ka shkuar kjo rritje pagash në administratën publike në proporcion të drejtë me rritjen e çmimeve të ushqimeve?

Rritja e pagës në raport me rritjen e çmimeve, nuk është proporcionale. Mjafton të përmendin studimin e Numbeus, thotë se një individ, nëse jeton në Tiranë, minimalisht i duhen 660 mijë lekë të reja për të jetuar, si kosto jetese pa llogaritur qiranë. Duke llogaritur sa janë dhe qirajat në Tiranë, imagjinojmë sa mund të jetë paga mesatare, referuar dhe kryeministrit, paga mesatare është 900 euro e si e tillë i bie që një individ me një pagë mesatare që nuk ka një shtëpi të tijën e ka të vështirë të jetojë në Tiranë. Nëse flasim për qytete të tjera, këto shifra luajnë me 5-10% por së pari pagat duhet të ishte më e lartë e duhet të ishte bërë me kohë sepse buxheti i familjeve, ka kohë që është në krizë. Ka individë të cilët marrin hua për të mbyllur muajin. Dhe në një pjesë të mikrokredive, një pjesë e mirë e familjeve merrnin për nevojat bazike apo për t’u ushqyer apo për të paguar një faturë në spital apo për të paguar edukimin për fëmijët e tyre. Në Shqipëri ka një nivel varfërie diku më shumë sesa 30% sepse akoma flitet për një nivel varfërie 30%, por kjo shifër ka qenë në 2019-ën sipas Bankës Botërore. Kemi kaluar disa kriza të njëpasnjëshme si pandemia dhe kriza e luftës që solli pasoja dhe në Shqipëri, i bie që kjo nivel varfërie të jetë rritur më tepër për shkak se dhe ato kursime që kanë patur shqiptarët, pikërisht kanë shkuar për të mbyllur muajt e këtyre viteve sepse nuk ka patur mundësi se paga aq ka qenë dhe nuk është rritur.

-A nuk bën kjo situatë që të kthehen shqiptarët emigracionit për shkaqe ekonomike, si rasti i shqiptarëve të arsimuar dhe me një pagë relativisht të mirë por kërkonin një standard më të lartë jetese ku panë si opsion vendet e tjera fqinje si Gjermania. A po i rikthehen shqiptarët emigracionit ekonomik?

Edhe në bisedat informale ka shumë individ që duan të largohen por e vetmja arsye që ata nuk largohen është se kanë një pasuri të patundshme dhe një aspekt emocional që janë të lidhur me familjarët e tyre që mund të jenë përsëri pensioni. Kjo është dhe një arsye ku kanë një pagë dhe mbi mesatare por nuk ndihen të kënaqur për arsye se nuk bëjnë përsëri një jetë cilësore. Mendoj se mund të jenë raste të intelektuale që duan të largohen sepse ato janë individ të cilët ikin dhe gjejnë një vend pune.

-Në kategorinë e personave që e kanë të pamundur për të bërë disa ditë pushime në vit e nga ana tjetër për të përballuar situata të papritura si sëmundshëmria apo zhvillime të tjera në familje. Pse qeveritë vijojnë të jetë me këtë qasje ndaj pensionistëve ndonëse kanë investuar me dekada para se të arrinin moshën e pensionit?

Kjo qasje është për shkak se kemi problemin e kontribuuesve dhe përfituesve. Që do të thotë që kemi probleme në tregun e punës, kemi punësim informal, kemi evazion fiskal. Për sa kohë kemi këto dy elementë të cilët dëmtojnë jo vetëm tregun e punës por edhe skemën e pensioneve, qeveria do ta ketë të pamundur që të bëj ndryshim në skemën e pensioneve. Nëse do të mundohet që të luftojë, ka patur gjithmonë fushata për t’i luftuar por ne e dimë shumë mirë që sezonin turistik, në shumë resorte apo bare apo restorante, 50% e punonjësve mund të punojnë në informalitet. Këto janë para të munguara në buxhetin e shtetit ku si e tillë krijon probleme dhe me skemën e pensioneve në raportin përfitues.

-Paaftësi e strukturave apo është një tërheqje e tyre për të mos dhënë një ndikim negativ në ecurinë e sezonit?

Është më shumë një tërheqje për të mos dhënë një ndikim në periudhën e sezonit turistik pasi ne e dimë se ka dy vite që sektori i turizmit po shikohet si një sektor prioritare ku po bëhen shumë marketing për flukset e të huajve që po vijnë në vendin tonë dhe fokusi që po i jepet Shqipërisë e duke lënë në hije me qëllim sektorët tjerë që të zhvillohet turizmi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!