20.08.2024 - 19:31
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi duket se do të vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligë.
Sipas mediave turke, Aston Vila ka ofruar 10 milionë euro për futbollistin i cili luan te Beshiktashi. Gjithashtu për shërbimet e tij është futur në garë, klubi tjetër anglez Uest Hem.
Interes kanë pasur edhe skuadrat turke si Eyupspor,Bodrumspor,Rizespor edhe Başakşehir, por Muçi është treguar i qartë me presidentin e klubit të tij.
Ai do të transferohet vetëm jashtë dhe me shumë mundësi do ta shohim tek Aston Vila. Gjithsesi në vijim pritet të jetë më e qartë se çfarë do të ndodh me Muçin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Turqit presin 19 milionë euro…