MENU
klinika

"Gjithçka ndodhi për pak kohë dhe anija u zhduk"

Fundosja e jahtit në brigjet e Siçilisë, kapiteni i një varke tregon momentin e ngjarjes

20.08.2024 - 21:36

Një kapiten varke në Siçili, ka rrëfyer se ka shpëtuar disa nga të mbijetuarit e incidentit fatal me jahtin në Itali, i cili la të paktën një person të vdekur dhe gjashtë të zhdukur.

Karsten Borner, i cili ishte kapiten në një varkë aty pranë, e pa jahtin të fundosej disa minuta pasi u godit nga një tornado.

Ai ka treguar për gazetën italiane Rai dhe për BBC se gjithçka ka ndodhur në pak kohë dhe se anija u zhduk.

“Gjithçka ndodhi në shumë pak kohë. Stuhia kishte mbaruar. Ne vumë re se anija pas nesh ishte zhdukur”, tha Borner për BBC. “Më pas ne pamë një flakë të kuqe, kështu që miku im dhe unë shkuam pranë dhe e gjetëm një gomone duke lëvizur me 15 persona brenda.”

Sipas Borner, katër persona mbetën të plagosur prej incidentit, tre prej të cilëve pësuan lëndime të rënda.

“I sollëm në anijen tonë dhe më pas komunikuam me rojet bregdetare. Më pas, pas disa kohësh, erdhi roja bregdetare dhe më vonë ata morën të plagosurit”, tha kapiteni i anijes.

Borner kujtoi se kishte përdorur një dritë për të parë se Bayesian ishte përmbysur. Ai vuri në dukje se kishte një fëmijë të vogël në gomonen e shpëtimit, e identifikuar më vonë si një vajzë angleze 1-vjeçare e quajtur Sophie.

“Ishte një fatkeqësi e madhe”, përfundoi ai.

Kujtojmë se anija Bayesian, një superjaht 56 metra me 22 persona, u godit një tornado, duke bërë që superjahti e të humbiste ekuilibrin dhe të mbyte.

Në kohën kur jahti u fundos, roja bregdetare tha se 12 pasagjerë ishin në bord si dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, sipas Associated Press.

Një person u gjet i vdekur pranë jahtit dhe që atëherë është identifikuar si kuzhinier nga anija, sipas medias lokale Palermo Today dhe BBC .

Nga gjashtë ata që janë ende të zhdukur janë sipërmarrësi britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij Hannah. Gruaja e tij, Angela Bacares, ishte në mesin e atyre që u shpëtuan, thanë burimet lokale.