MENU
klinika

Zgjedhjet presidenciale në SHBA

Cila është karta e fshehur e Kamala Harris

21.08.2024 - 10:45

Një gjë është e vërtetë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, pavarësisht se kush udhëheq. Donald Trump është favorizuar për çështjen e ekonomisë dhe ekonomia është renditur si çështja kryesore e votuesve. Pavarësisht nga pengesat e tjera që ai dhe fushata e tij janë përballur, shumica e votuesve priren t’i besojnë atij më shumë në ekonomi sesa dyshes Biden-Harris. Sipas të paktën një sondazhi, megjithatë, qëndrimet mund të kenë ndryshuar.

Në një sondazh të ri nga Financial Times, Zëvendës Presidentja Kamala Harris është përpara Trump në vetëm një pikë, përkatësisht në pyetjen se kujt i besojnë më shumë votuesit për të menaxhuar ekonominë. Gara për Shtëpinë e Bardhë në këtë pikë ka shumë të ngjarë të jetë kokë më kokë dhe të shohësh votuesit të ndarë në kampet përkatëse të dy kandidatëve është e pritshme.

Megjithatë, kjo nuk është domosdoshmërisht sepse votuesit ndihen shumë më mirë për situatën ekonomike. Sondazhi i FT tregon se një shumicë mjaft solide e amerikanëve thonë se, për sa i përket gjendjes së tyre, ata “po mbijetojnë” dhe nuk “përparojnë”.

Gati 75% e të anketuarve thonë se kanë një pikëpamje negative për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë dhe 50% thonë se është më keq se përpara se Presidenti Biden të merrte detyrën. Më shumë se 6 në 10 në të njëjtin sondazh thonë se nëse zgjidhet, Harris duhet të “bëjë ndryshime të mëdha” ose “të marrë një qasje krejtësisht të ndryshme ndaj ekonomisë”. Në një intervistë të dielën, zëvendëspresidenti i Trump, J. D. Vance, e quajti Kamala Harris një “kameleon”. Të paktën tani për tani, Kamala Harris ka qenë në gjendje të menaxhojë disa nga problemet financiare që kanë shoqëruar fushatën e Biden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Demokracia është në rrezik!”

Fjalimi i Biden: Po ia kaloj stafetën brezit të ri…


"Kemi dhjetëfishuar kapacitetet për të fituar në fushën e betejë"

Rusia rrit prodhimin e donëve, Putin bën bilancin

Mbi 100 ish-zyrtarë mbështesin hapur Harris

Trump në telashe, republikanët “braktisin” manjatin

Dy gra në kupolën drejtuese të KE do t’i hapin telashe Vuçiçit

Lista e re e Ursula von der Leyen “tremb” Serbinë

“Duan të nxisnin interesin e ekipit të fushatës…”

FBI ngre alarmin: Irani po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA!