MENU
klinika

Dialogu për Universitetin

Rama: Mbyllja me dhunë e fakulteteve, fytyra e pengmarrësve

07.01.2019 - 12:26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve e rinisur sot pas festave të fundvitit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore.

rama dialogu per universitetin-konica.al

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët”– ka shkruar Rama.