MENU
klinika

I hetuar nga 7 agjensi ligjzbatuese

Kush është Ismail Zeneli që u ekstradua sot

23.08.2024 - 11:52

Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar nga Spanja, Ismail Zenelin alias Luan Sadria, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale ka kryer ndaj një organizate kriminale.
Sipas një njoftimi zyrtar, Zeneli ishte pjesë e një grupi kriminal, veprimtaria e të cilit përveç SPAK-ut është hetuar edhe nga agjensitë ligjzbatuese në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Brazil e Kolumbi.
Grupi trafikonte drogë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, ndërkohë që çkodimi i aplikacionit SKY ECC ka zbardhur bisedat rreth një serie ngjarjesh kriminale, përfshi edhe porositje vrasjesh.

Njoftimi zyrtar

Në datë 22.08.2024, u krye ekstradimi nga Spanja drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Ismail Zeneli, alias Luan Sadria, i biri i Rexhep dhe i Naze, i datëlindjes 15.11.1974, lindur në Kukës dhe banues në Valencia/Spanjë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendim penal Nr. 124, datë 17.11.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpunim, atë të Grupit të Strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.”, parashikuar nga nenet 80, 283/a 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

SPAK ka regjistruar procedimin penal nr.78 viti 2023 dhe ne kuadër te këtij procedimi, ne bashkëpunim me Eurojust, Europol, dhe agjencitë ligj zbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane kane zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptare te përfshire ne aktivitet kriminal ne Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe ne disa vende evropiane.

Gjithashtu hetimet janë kryer dhe ne lidhje me disa ngjarje kriminale te mëparshme te ndodhura ne Shqipëri. Ne kuadër te këtij procedimi është i dyshuar shtetasi Ismail ZENELI datëlindja 15.11.1974 i cili ka koordinuar me bashkëpunëtoret e tij, ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela. Gjithashtu ky shtetas koordinon me bashkëpunëtoret e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për ne portet kryesore evropiane, veçanërisht ne Valencia/Spanje. Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin me nr. 124 date 17.11.2023 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest ne burg” për ketë shtetas për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, “Trafikimi i lendeve narkotike” e kryer ne formën e veçante te bashkëpunimit, atë te “Grupit te strukturuar kriminal” ,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 80, 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 te Kodit penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë Interpolit, me Interpol Madrid/Spanjë, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos fol në sy të tij punë droge se është i infiltruar i policisë"

Erzen Breçani mëson të birin si të komunikojë me Ervin Matën

Dosja hetimore e grupit të arrestuar me urdhër të SPAK

Breçani dhe banda e policëve, del në gjyq