MENU
klinika

Përparësi Rruga e Ndroqit

Në dy vitet që vijnë do ndërtohen 13 akse rrugore dhe 3 hekurudha

23.08.2024 - 17:49

Nga Tiranë-Ndroq-Plepa te rruga e lashtë e karvanit Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë, bashkë me rehabilitim e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar dhe zgjerimin e segmentit “Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit” … Janë këto disa nga projektet infrastrukturore që pritet të marrin jetë në dy vitet në vijim.

Me një vlerë që tejkalon shumën e 500 milionë eurove, veprat e tjera infrastrukturore që pritet të financohen përfshijnë zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërtimin e Bypass-it të Gjirokastrës në korridorin Adriatiko-Jonian apo aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Deri në fund të vitit 2027 pritet të nisa puna edhe për akset Mamaliaj-Ura e Subashit; Bushtricë-Pika Doganore Poçem-Memaliaj; Muriqan-Balldren, Elbasan-Lekaj dhe Bypass-i i Sarandës.

Pas garantimi të financimit, në dy vitet e ardhme prite të nisë ndërtimi i linjave hekurudhore Durrës-Prishtinë, Rrogozhinë-Pogradec dhe Vorë-Hani i Hotit. Te kjo e fundit pritet përmbylla edhe e elektrifikimit.

Brenda këtij viti pritet të nisë puna edhe për ndërtimin e rrugës Berat–Ballaban.

Aksi rrugor me gjatësi prej 58 kilometrash që lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës pritet të kushtojë mbi 4.1 miliardë lekë. Për lotin e parë të punimeve janë venë në dispozicion pak më shumë se 1.9 miliardë lekë, ndërsa për atë të dytë gati 2.3 miliardë lekë.

Akset rrugore, punimet për ndërtimin e së cilave planifikohet të zgjasin mbi dy vite i shërbejnë si qytetarëve shqiptarë, ashtu edhe turistëve të huaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama poston video nga rruga Shëngjin-Velipojë

“Do të jetë një nga rrugët më spektakolare të Mesdheut”

Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë

“Mungesa e punëtorëve po minon rritjen e kompanive”


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!