Në një festë që i tejkalon kufijtë e takimit të brezave, banorë të fshatit Vajzë shumica të larguar, u mblodhën në sheshin e fshatit. Një festival 3 ditor po mbahet në fshatin Vajzë, ku organizohen koncertet të muzikës labe, me pjesëmarrje të gjerë të artistëve të teatrit, poezisë dhe figurave të njohura të ekranit dhe kinemasë. Ndjesitë e kësaj feste si dhe mesazhet e saj janë të mëdha.
Banorët takohen me njëri tjetrin dhe në këtë festë në fshatin me emrin e bukur vajzë, nga i cili kanë dalë personalitete të artit, kulturës dhe politikës.
Banoret demonstrojnë këtu jo vetëm artin e fjalës por edhe artin e kulinarise, traditat e mrekullueshme të kësaj zone.
Vajzë fest do të buçasë për tre netë më radhë duke kulmuar ditën e diel me një varg aktivitetesh në atmosferën e mrekullueshme të banorëve.