MENU
klinika

“Po ma ndiqte të fejuarën me motor”

Dëshmia e vrasësit të Hoxhallarit: Kur iu afrova, më goditi dhe më shau!

25.08.2024 - 12:21

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së djeshme në zonën e Astirit, ku Darment Keli qëlloi me thikë Amarildo Hoxhallarin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se para grupit hetimor, Keli ka rrëfyer se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës, ai që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U akuzua për atentatin ndaj mikut të Shullazit

Kush është 34 vjeçari i vrari me thikë në Tiranë?