26.08.2024 - 10:18
Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.
Kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve e cila hapi siparin këtë të hënë në Tiranë.
Rama: Shqipëria vitin tjetër do të mikpresë liderët e 44 vendeve evropiane nga Britania në Ukrainë apo nga Suedia e Norvegjia në Turqi vitin e ardhshëm në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Sa e rëndësishme është për ne që jemi një vend i vogël që të përfaqësohemi me volumin më të lartë të ambicies dhe aftësisë për të qenë të respektueshëm, na jep mundësinë që ne të jemi mikpritës i Samitit të NATO-s vitin 2027, as që mund të imagjinoheshin vite më parë.