26.08.2024 - 19:33
Pas disa ditësh temperaturash të larta në të gjithë vendin, këtë pasdite moti ka marrë “kthesë”.
Në disa qytetet kanë nisur reshjet e dendura, duke shkaktuar edhe probleme me përmbytjet, siç ishte dhe rasti në Bulqizë.
Edhe në Elbasan e Tiranë kanë nisur rrebeshet e breshëri.
Ndërkohë si pasojë e reshjeve janë raportuar probleme me qarkullimin në disa akse rrugore.
Stuhia është shoqëruar dhe me erë të fortë, që ka dëmtuar pemët, por dhe ka rrëzuar sende nga katet e larta të ndërtesave.
Në disa zona ka pasur përmbytje, teksa breshri ka qenë me përmasa të mëdha, çka ka sjellë dhe dëmtime në të mbjella.