Sërish ndryshime në qeveri. Me propozimin e kryeministrit Edi Rama, është liruar nga detyra Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e këshillit të ministrave, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë Civicin në këtë post.
Njoftimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.