MENU
klinika

Ka plazhe mahnitëse

Ishulli që nuk vizitohet vetëm prej famës së keqe të Napoleonit

29.08.2024 - 09:40

Korsika – e njohur si ishulli i mrekullueshëm i grekëve të lashtë me mijëra kilometra bregdet – konsiderohet ende si një destinacion ‘sekret’ pasi pak turistë e zgjedhin atë në sezonin veror.

Por meqënëse besohet se aty ka lindur perandori famëkeq Napoleon Bonaparte, nuk preferohet nga turistët francezë, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

Janine Marsh, e cila jeton në veri të Francës thotë se është e habitur përse bashkëatdhetarët e refuzojnë ishullin që dikur ka qenë italian, teksa tregonte për rrjetin GB Neës: “Është vend i mrekullueshëm, i mbushur me pemë të egra limoni, fiku e ullinj. Fshatra të vegjël piktoreskë qe i ngjitën faqes së malit si midhjet në kurrizin e balenës, me arkitekturë të stilit barok, fortifikime të vjetra dhe plazhe me rërë të pastër.”

Ishulli ka më shumë se 200 plazhe dhe mbanë një prej hekurudhave me të bukura të Evropës.

Ndërsa Porto-Vecchio, është qyteza piktoreske me pamje sensacionale të plazhit Santa Giulia.

Porti më jugor i ishullit, Bonifacio tërheq vëmendjen me citadelën në majë të shkëmbit.

Operatorët turistike thonë se nëse mërziteni në Korsika, ishulli italian i Sardenjës është vetëm një orë larg me traget. Korsika është një vendbanim me sens të lartë pavarësie dhe kërkon shkëputjen nga Franca, e cila e ka blerë atë nga Italia shekuj më pare.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe