MENU
klinika

Partia e Dashamir Shehit depoziton padinë

Kodi i ri Zgjedhor “shkon” në Kushtetuese

29.08.2024 - 12:09

Partia e Dashamir Shehit, LZHK depoziton në Gjykatën Kushtetuese padinë për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor. Padia ka të bëjë me listat e kandidatëve për deputetë duke pretenduar se shndërron në ligj një marrëveshje politike që synon kufizimin dhe zvogëlimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Padia e parë është nënshkruar nga Dashamir Shehi, në cilësinë e kryetarit të LZHK-së dhe është dorëzuar nga avokati Rezart Kthupi.

“Dorëzova kërkesë-padinë që kishte për objekt shfuqizimin e asaj pjese të kodit zgjedhor që cenonte atë që ishte diskursi më i madh politik, ai i listave të hapura. I kemi kërkuar Gjykatës shfuqizimin e asaj pjese që mbyll përfundimisht listat në versionin më të keq në krahasim me vitin 2021 dhe të shqyrtojë çështjen proceduriale sesi është miratuar ky ligj. Në gjykimin tonë çështja e listave të hapura janë momenti kyç që mund të sjellë ndryshim e demokratizim të partive politike dhe interesi i qytetarëve”.

Në një deklaratë për mediat ai tha se e ka dorëzuar padinë në cilësinë e avokatit, në emër të partisë së Shehit, pasi partitë e vogla opozitare kanë mendime të ndryshme juridike dhe vendosën që paditë t’i bëjnë të veçanta.