Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka publikuar listën me 24 lojtarët e thirrur për dy ndeshjet në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Një listë befasuese, ku ka shumë mungesa por edhe emra të rinj. Braziliani ka lënë jashtë emra si portieri Berisha, ndërkohë ka thirrur Alen Sherrin. Githashtu ka marrë mbrojtësin e djathtë të Partizanit, Andi Hadroj. Në mesfushë ka grumbulluar edhe emrin e ri si Sebastjan Spahiu ashtu si dhe futbollistin e Partizanit, Agim Zeka. Silvinjo nuk ka preferuar Ernest Muçin, Anis Mehmetin, Marvin Çunin. Myrto Uzuni dhe Keidi Bare nuk u përzgjodhën as për Europianin dhe as për këto dy ndeshje.
LISTA E EUROPIANIT
LISTA E NDESHJEVE TE SHTATORIT