MENU
klinika

“Ne bëjmë sundim ligji…“

Deklaratat e Macron në Beograd ndaj Kosovës, përgjigjet Kurti

30.08.2024 - 13:23

Deklaratat e Macron në Beograd ndaj Kosovës, përgjigjet Kurti: Ne bëjmë sundim ligji, rend publik dhe ofrojmë siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot pas deklaratave të bëra dje në Beograd nga ana e presidentit francez Emmanuel Macron i cili tha se është i shqetësuar nga lëvizjet e njëanshme të Kosovës. Pas kësaj Kurti tha sot se e duan bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Francën, të cilën theksoi se e konsiderojnë aleat dhe partner shumë të rëndësishëm. Ai ka thënë po ashtu se Kosova bën sundim ligji, rend publik, njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik, njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Francën që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian edhe në NATO”, tha Kurti.

Presidenti fancez Emmanuel Macron nisi dje një vizitë dy ditore në Serbi. Në aeroportin e Beogradit Macron u prit nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pasditen e djeshme Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale. Pas takimit, Vuçiç tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN