MENU
klinika

Vëllezërit Veshaj festojnë ditëlindjen

Donaldi bën urimin e veçantë për binjakun e tij, Romeon

01.09.2024 - 16:37

Ditën e sotme dy aktorët dhe moderatorët, Romeo dhe Donald Veshaj festojnë 29-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto më të vëllanë, Donaldi ka bërë një dedikim të veçantë për binjakun e tij, Romeon.

“Malet më të larta mund t’i ngjis me ty. Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm. Të dua shumë! Edhe 100 vëlla”, ka shkruar Donaldi krahas fotos.

Kujtojmë se ende nuk kemi një postim urimi për Romeon nga partnerja e tij Heidi Baci, ndërsa Bora Zemani uroi partnerin e saj, Donaldin, me një postim sa romantik ashtu edhe komik.

“Do të të blija një dhuratë, por u kujtova që ti tashmë ke gjithçka që ke dëshiruar ndonjëherë…mua. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, ka shkruar Bora krahas disa fotove me Donaldin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga ironizimi i banorëve te hera e fundit që ka qarë

“Askush nuk niset për të lënduar dikë”, Donaldi thyen heshtjen

Me motor e bluze të stampuar me foton e Donaldit

Çfarë po kurdis Romeo?