MENU
klinika

E leu me benzinë dhe i vuri flakën bashkëshortes në Korçë

Melisa Trëndafili në luftë për jetën në QSUT!

02.09.2024 - 11:50

Prej dy ditësh tanimë Policia e Korçës po punon për kapjen e 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili pasditen e së shtunës leu me benzinë bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divori dhe i vendosi zjarrin.

Ndonëse kanë kaluar rreth 40 orë nga ngjarja makabër blutë e qytetin të Korçës nuk kanë arritur të bien në gjurmët e 45-vjeçarit. Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se Melisa Trëndafili vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe është duke luftuar për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se Bledar Trëndafili i kishte telefonuar pasditen e së shtunës 31-vjeçares ku dhe i kishte kërkuar që të dilte nga banesa ku jetonte me dy fëmijët për të sqaruar diçka.

Çifti i bashkëshortëve, të cilët kanë nisur dhe procedurat e divorcit, u ulën shumë metra poshtë banesës ku e reja jetonte pas ndarjes nga 45-vjeçari. Bledar Trëndafili menjëherë e spërkati të renë me benzinë dhe më pas i vendosi flakën e u largua me vrap.

Duke qenë se ishte pranë një ndërtese private, 31-vjeçarja ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku i ka ardhur në ndihmë një 65-vjeçare e cila menjëherë arriti t’ia hiqte rrobat të resë dhe e kishte mjekuar me mjete rrethanore.

Më pas ajo kishte telefonuar policinë dhe ambulancën. Sakaq, dyshohet se në momentin që Bledar Trëndafili ka kryer aktin e rëndë ka qenë nën efektin e alkoolit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kishte plagë të shumta në trup“

Burri i vuri flakën gruas, qytetari tregon detajet

Bledari dhe Melisa prindër të dy fëmijëve

I vuri flakën gruas, si ndodhi krimi në Korçë?