MENU
klinika

115 vite nga Kongresi i Elbasanit

Ngjarja që shënoi kthesë në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare

02.09.2024 - 19:16

Në 2 shtator 1909 nisi Kongresi Kombëtar i Elbasanit, një mbledhje mbarëshqiptare, që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe të shkrimit shqip.

U thirr me nismën e klubit shqiptar të Selanikut. Morën pjesë si delegatë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare midis të cileve O. Pojani, Grigor Cilka, Gj. e S. Qirjazi, Mithat Frashëri, Dervish bej Biçaku, Refik Toptani, A. Dakli, H. Ohri, Abdullah Koprëncka, Th. Papapano, N. Kaçori, S. Shuteriqi, Selman Blloshmi etj.

Kongresi vendosi të themelohej në Elbasan, një shkollë e mesme pedagogjike (normale) shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare.

U vendos gjithashtu të ngrihej në Korçë shoqëria qendrore shkollore “Përparimi” e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës normale, do të punonte për hapjen e shkollave të tjera shqipe, për botimin e librave dhe teksteve shqipe. Në Kongres u kërkua që shoqëria “Përparimi” të njihej zyrtarisht prej qeverisë turke.

Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshëm lëvizjes kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompozitori rrëfen festivalin e famshëm

“Tani që u bëra familjar, nuk shkoj në Shëngjergj”

Historia tragjike e oficerit të Zogut

“Gjyshi im, shpëtoi Enverin nga ballistët, por…”


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe