MENU
klinika

Tarifa 100%

Kërkohet koordinim ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë

07.01.2019 - 15:33

Presidenti dhe Qeveria e Kosovës duhet të koordinohen për veprimet e ardhshme që do të merren në lidhje me tarifës ndaj Serbisë dhe dialogun.

Ky është konstatimi që e kanë dhënë analistët, pas deklaratave të fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që taksa mund të hiqet nëse marrëveshja me shtetin serb është afër.

Deklarata e Thaçit për Washington Post, paralajmëronte heqjen e taksës para një marrëveshje finale me Serbinë. Qëndrim i cili nxiti reagime te qeveria dhe partitë politike në vend.

Po, taksat janë masë e jashtëzakonshme, pala jonë është e gatshme të gjejë zgjidhje për këtë. Gatishmëria jonë shtohet nëse ndiejmë se partnerët tanë na përkrahin dhe na udhëzojnë në këtë çështje. Nga ana ime, unë do të garantoj popullin e Kosovës se këto udhëzime dhe kjo përkrahje ekziston”, ka thënë presidenti për gazetën amerikane.

Ndaj kësaj deklarate të Thaçit, kishte reaguar menjëherë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ai gjatë ditës së djeshme deklaroi se presidenti nuk është ai që vendos nëse taksa do të hiqet apo jo.

Presidenti tash s’di çka po merret me këto punë. Këto janë punë të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për negociata. Kur ata na sjellin neve si qeveri një kërkesë ku thonë se kjo taksë duhet të hiqet për arsye se kemi arritur ta realizojmë këtë. E realizimi i tyre nënkupton arsyet që na kanë shty neve me vendosë taksën, atëherë unë si ministër i Tregtisë mundem me propozu me heq një taksë të tillë“, kishte thënë ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës që nga 21 nëntori ka vendosur taksë 100 për qind për të gjitha produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Kryeministri Haradinaj është zotuar se kjo taksë nuk do të hiqet deri në njohjen nga Serbia. /Konica.al/

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi