MENU
klinika

“Kur do të martohet…?”

Mira Murati, rrëfen pyetjen e parë që nëna e saj i drejtoi ChatGPT-së

03.09.2024 - 15:37

Shefja e teknologjisë së OpenAI, kompanisë që ka ndërtuar sistemin e inteligjencës artificiale ChatGPT, shqiptarja Mira Murati, ka treguar pyetjen e parë që nëna e saj i ka bërë ChatGPT-së.

Gjatë një interviste në Festivalin Cannes Lion 2024, Murati, tregoi se nëna e saj pyeti ChatGPT-në se, “Kur do të martohet Mira?”

Ajo tregoi se ishte e vështirë t’u shpjegonte prindërve punën që bënte para publikimit të ChatGPT-së, ndërsa më pas, ka qenë motra e saj ajo e cila ia ka shpjeguar prindërve si ta përdorin dhe se mund të pyesnin për gjithçka edhe në shqip.

Pyetja e parë e nënës ishte se kur do të martohej e bija, një pyetje të cilës e motra iu përgjigj me humor, “Mama, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale.”

Mira Murati iu bashkua OpenAI në vitin 2018 dhe qysh atëherë ka qenë instrumentale në zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të inteligjencës artificiale.

Lidershipi i saj është vlerësuar nga drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha teknologjike, përfshi edhe Satya Nadella, CEO i Google.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Cilat punë rrezikohen?

A i kërcënon punonjësit shqiptarë ChatGPT?