MENU
klinika

“Më vodhi 75 mln lekë nga kasaforta”

Kush është viktima dhe autor i vrasjes së babait në Durrës

04.09.2024 - 17:04

Pasi e vrau me armë gjahu, ia hodhi kufomën në pus dhe shkoi në komisariat për të denoncuar të zhdukur. Është ky skenari që ndoqi Esmerald Balla nga fshati Shënavlash i Durrësit pasi i mori jetën babait të tij 62 vjeçar Enver Balla.

Mësohet se Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit.

Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ai i kishte vjedhur 75 milionë lekë te kasaforta e familjes.

I ndjeri u denoncua i zhdukur më datë 13 Gusht 2024, datë në të cilën dyshohet të ketë ndodhur dhe krimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krimi i rëndë në Durrës zbulohet pas 20 ditësh

Djali vret babanë dhe ia fsheh trupin në pus


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin