MENU
klinika

Peagon për herë të parë presidenti serb

Presidenti Putin fton Vucic të marrë pjesë në BRICS

06.09.2024 - 17:07

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ai do të marrë vendimin lidhur me ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për takimin e BRICS-it më 10 apo 15 tetor.

Gjatë vizitës në punimet për rindërtimin e një ure në Karakaj, në pikën kufitare me Bosnje e Hercegovinën, Vuçiç u tha gazetarëve se ai nuk dëshiron që ta refuzojë apo të pranojë çdo gjë, shkruan rel.

“Nuk ka dyshim se është ftesë e rëndësishme, siç keni organizuar më herët vizita të rëndësishme”, tha Vuçiç, duke shuar se nuk mund të tregojë se për çfarë vizite bëhet fjalë, por të gjithë do ta shohin se ishte e rëndësishme.

Udhëheqësi serb shtoi se është krenar me politikën “e pavarur” të Serbisë.

“Serbia është në rrugën evropiane, por ka politikën e saj dhe nuk do të heqë dorë nga miçtë e saj tradicionalë, përfshirë Kinën dhe Rusinë. Ne duam të ruajmë këto miçësi, teksa zotohemi për një të ardhme ndryshe”, shtoi Vuçiç.

Samiti i BRICS-it, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor në qytetin rus të Kazanit.

Putin e kishte ftuar Vuçiçin dhe zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin, që të marrin pjesë në samitin e BRICS-it, gjatë margjinave të Forumit Ekonomik Lindor, që u mbajt më 4 shtator në Vlladivostok.

Në përgjigjen e parë publike për këtë ftesë, Vuçiç deklaroi më 5 shtator se Serbia do të ketë “miç të rëndësishëm nga jashtë” gjatë samitit të BRICS-it.

Serbia është në mesin e pak shteteve në Evropë që refuzon t’iu bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit 2022./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore

Media amerikane shpërthen ndaj presidentit serb

“Deri kur do të tolerohet diktatori Aleksandër Vuçiç?”

NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri