Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi çeljen e një konkursi për të emëruar drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit.
“Dua të përgëzoj punën e Policisë së Shtetit, me në krye dikur eprorin tim, sot mikun tim, Muhamet Rrumbullakun. Sot është dita për ta kaluar këtë stafetë në një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët do ta nisin punën jo nga gremina e vitit 2013,m por nga lartësia e një pune të bërë përgjatë një dekade”, tha ministri Hoxha në një deklaratë para drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.
“Kam bindjen që ata që do të dorëzojnë stafetën nuk do a kursejnë dijen dhe përvojën e fituar në këto vite për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030”.
Kryeministri Rama njoftoi në llogarinë e tij në Facebook se konkursi hapet në zbatim të ligjit të ri për Policinë e Shtetit dhe do të pasohet menjëherë nga procesi ligjor dhe meritokratik i ripërtëritjes së të gjithë skuadrës së drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.
Deri në emërimin e drejtuesit të ri, Sokol Bizhga është komanduar në këtë post.