MENU
klinika

Të dhënat e Cens 2023

Gjysma e familjeve në Shqipëri janë me persona mbi 60-vjeç

06.09.2024 - 15:39

Në gjysmën e familjeve në Shqipëri banojnë persona që janë mbi 60 vjeç tregojnë të dhënat paraprake të detajuara të Cens 2023. Në të gjithë vendin u numëruan 755,950 njësi familjare, ku 49% e tyre dominohen nga persona në moshë pensioni. Të dhëna më të detajuara tregojnë se 195 mijë familje kishin persona të grup-moshës 60-69 vjeç, të cilët përbëjnë 26 për qind të totalit të njësive familjare dhe është grupi dominues.

122,249 familje kishin persona të moshës 70-79 vjeç dhe përbënin 16 për qind të totalet të familjeve. 53 mijë familje kishin persona mbi 80 vjeç dhe këto përbenin 7% të totalit të njësive familjare. Në të kundërt familjet me grup moshat më të reja janë shumë të pakët. Psh ka vetëm 30 mijë familje në grup-moshën 20-29 vjeç që përben vetëm 4 për qind të totalit të familjeve.

Vetëm 80 mijë familje kanë në përbërje të tyre grup-moshën 30-39 vjeç ose 10.6 për qind të totalit. Siç shihet nga të dhënat e njësive familjare sipas grup-moshave vihet re rritje e numrit të tyre që kanë përbërje persona mbi 50 vjeç. Struktura e familjeve shqiptare tregon se fenomeni i plakjes ka përparuar më shpejt se sa në treguesit zyrtar. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite, duke u rritur me 7 vjet nga viti 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023. Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023 vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet në mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Të dhënat tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001. Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011. Normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë./ Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!