MENU
klinika

“Na duhet një djalë pa probleme”

Beleri akuzon SHBA-të: Ishte pjesë e skenarit për dorëheqjen time

07.09.2024 - 09:30

Pak orë pas daljes nga burgu, eurodeputeti i partisë greke në pushtet Nea Demokracia deklaroi se kishte patur oferta që të jepte dorëheqjen nga mandati i fituar i kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Ai tha se zyrtarë të partnerëve tanë kryesorë kishin takuar javën e parë të arrestimit të birin dhe të vëllanë duke u sugjeruar atyre dorëheqjen e Belerit dhe gjetjen e një kandidati tjetër, qoftë edhe një anëtari të familjes Beleri.

Po kush partnerë janë këta?

Elona Meço: Ju pohuat pas daljes nga burgu se keni patur oferta nga zyrtarë të partnerëve tanë kryesorë për të dhënë dorëheqjen në shkëmbim të lirisë. Kush jua bëri këtë ofertë?

Fredi Beleri: Po kë kemi ne partnerë kryesorë?

Elona Meço: Amerikanët di unë që kemi. Ishin ata?

Fredi Beleri: Edhe nga ata.

Elona Meço: “Edhe nga ata”, kush ishte tjetër?

Fredi Beleri: Po Shqipëria ka edhe partnerë të tjerë, ndërmjetës ka, dashamirës. Por edhe ky ishte një mashtrim i radhës. Sepse oferta ishte që të vëmë një djalë të mirë, pa probleme, që të ketë mundësi të fitojë bashkinë, të ndëshkojë populli me votë gabimet e qeverisë. Erdhi zoti Gjikuria, që për mua është një qytetar model dhe sulmi që iu bë ishte 10 fish më i madj se sulmi që m’u bë mua në 2023-shin para zgjedhjeve.

Një nga sulmet që përmendi Beleri ndaj kandidatit të opozitës ishin takimet e tij më ish kreun e CIA-s Gejts. “Pse zoti Gejts është i mirë kur takon kryeministrin shqiptar dhe kur takon zotin Gjikuria është problem?!”– tha për RTSH Fredi Beleri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjykata merr vendimin

Fredi Beleri lirohet nga burgu